Manjani: “Akti human shkon realisht për ata që e vuajnë dënimin, jo për ata që i shmangen vuajtjes së dënimit”

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku raportoi lidhur me Projektligjin “Për Amnistinë”.

Ministri Manjani deklaroi se amnistinë e këtij viti e vlerëson si një nismë pozitive ndërsa theksoi ajo nuk duhet konsideruar si një vendimmarrje e lidhur ngushtësisht me mbipopullimin. Ministri theksoi se amnistia e këtij viti është prirur drejt grupeve të margjinalizuara duke pasur në thelb dimensionin human. Zoti Manjani tha se numri total i të amnistuarve arrin në 670 persona, mes të cilëve 15 gra, 7 burra mbi moshën 60 vjeç, 8 të mitur si dhe 15 të sëmurë terminalë. Ai specifikoi se zyrtarët publikë nën akuzë, personat që kanë kryer krime seksuale, vepra penale e dhunës në familje, vrasja, nuk janë përfitues të kësaj amnistie. Duke vënë në dukje se pas kësaj amnistie nuk ka asnjë prapavijë politike, sikurse është pretenduar në disa deklarime politike të pak ditëve me parë, Ministri Manjani deklaroi se kjo amnisti ka në thelb barazine para ligjit.

“Nuk mund të luhet më pafundësisht me aktin human të shtetit nga persona që i janë shmangur drejtësisë. Personat që i janë shmangur ekzekutimit të një vendimi duhet ta vuajnë atë dënim. Akti human shkon realisht për ata që e vuajnë dënimin, jo për ata që i shmangen vuajtjes së dënimit,” theksoi ai.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al