Manjani: Bashkëpunim të ngushtë me universitetet për rekrutimin e ekspertëve të rinj

manjani-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, zhvillojë një takimi sot në ambjentet e Rektoratit të Universistetit Politeknik të Tiranës ku bëri një apel të gjithë të interesuarve që të aplikojnë për tu punësuar pranë ZRPP pasi ka nisur procesi i dixhitalizimit të hartave. Manjani tha se kemi nevojë për profesionistë dhe për këtë ka zgjidhur dyert e universitetit për të kërkuar të rinj të specializuar dhe të aftë.“Realisht erdhi momenti që ne ta shprehim këtë nevojë, kemi nevojë për inxhinerë, gjeodet, topograf, ekspert kompjuteri kemi nevojë edhe për juristë. Kemi nevojë për burime njerëzorë të mirëtrajnuara. Kemi filluar një proces të vështirë është një process që kërkon profesionistë, është procesi i perditesimit të hartës dixhitale unike në ZRPP. Pra duam të bëjmë një hartë që të mbulojë territorin e Shqipërisë” -theksoj ministri Manjani.

Deri në datën 10 qershor mirëpresim aplikimet tuaja.

“Unë nuk jam nga ata zyrtarë politik që preferoj të trokas në dyert e partive politike për të mbushur vende pune, por kam ardhur në universitet sepse duam burime njerëzor të mençuar për ta shkëputur njëherë e mirë këtë pjesë të shërbimit publik nga politika, – theksoj ministri Manjani.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al