Manjani: Çdo avokat që merr pjesë në seancë gjyqësore duhet të jetë i pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është drejtuar zyrtarisht Gjykatave të Republikës së Shqipërisë lidhur me dy problematika të evidentuara, për zgjidhjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja e Ministrisë së Drejtësisë.

Në kërkesë parashtrohet problematika e vërejtur në lidhje me thirrjen nga ana e gjykatave të ekspertëve jo të licencuar sipas fushës për të cilën kërkohet konstatimi apo sqarimi i fakteve, ndërsa problematika tjetër që evidentohet në këtë komunikim zyrtar lidhet me shqetësimin e përsëritur të përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për mos paraqitjen e dokumentit të ushtrimit të profesionit të avokatit, duke mos përmbushur kriterin ligjor të regjistrimit pranë organeve tatimore.

Lidhur me thirrjen nga ana e gjykatave të ekspertëve jo të licencuar sipas fushës, Ministri Manjani argumenton se Kodi i Procedurës Civile parashikon se kur për konstatimin ose sqarimin e fakteve, që kanë lidhje me mosmarrëveshjen në gjykim, kërkohen njohuri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës ose të artit, gjykata mund të thërrasë një ose më shumë ekspertë.

Në këto kushte, z. Manjani kërkon marrjen e masave nga ana e gjykatave që lista e ekspertëve të licencuar të jetë e përditësuar rregullisht dhe në thirrjen e tyre të mbahen në konsideratë njohuritë e tyre të certifikuara për fushën e kërkuar, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për secilin specialitet.

Sipas Manjani, një masë e tillë do të ndihmojë në mos cënimin e parimit të profesionalizmit, në balancë dhe me parimin e të drejtës së palës për të zgjedhur ekspertin.

Ndërkohë, referuar nenit 3 të ligjit nr. 9109, datë 17.7.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ministri Manjani sjell në vëmendje se

Në zbatim të këtij ligji, Manjani kërkon nga ana e të gjitha gjykatave verifikimin dhe përmbushjen e këtij kriteri ligjor, ku regjistrimi në organet tatimore duhet të vërtetohet përmes kopjes së ekstraktit historik dhe NIUS, dokumente këto që vërtetojnë se personi ushtron profesionin e lirë të avokatit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi të legjislacionit tatimor.

Kërkesa zyrtare, më tej sqaron se në rastet kur avokati është i punësuar pranë një studioje ligjore dhe nuk është i regjistruar si person fizik më vete në organet tatimore, duhet të paraqesë ekstraktin historik dhe NIUS, të studios ligjore ku është punësuar, të lëshuar sipas legjislacionit në fuqi, si dhe kontratën që vërteton faktin e ushtrimit të profesionit pranë studios ligjore.

Burimi:( Integrimi.al / E.S) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al