Manjani: “Çdo qytetar që blen pasuri të paluajtshme, duhet ta bëjë vetem në zyrën e noterit”.

15069150_1351364264876828_1155326418498458452_oMinistri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, bëri sot publik daljen e një udhëzimi, që i referohet shqetësimit të përcjellë nga ana e mjaft qytetarëve të cilët ndonëse kanë porositur banesa, pra de facto i kanë blerë ato, por ende nuk i kanë regjistruar në ZRPP, ndihen “të kërcënuar” nga shërbimi përmbarimor për shkak se ndërtuesit e objekteve mund të zhyten në borxhe, falimentojnë, nuk paguajnë kredinë ose kanë probleme me tatimet.
Çështja, e cila sikurse informoi z. Manjani është diskutuar edhe gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë, është konstatuar edhe në mjaft raste të sjella në Ministrinë e Drejtësisë.
“Pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi por që gjatë procesit të ndërtimit apartamentet janë kaluar tek qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, me kontratë porosie ose me kontratë premtim – shitje, por që ende nuk janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë, sipas këtij udhëzimi do të thotë që konsiderohen të mbrojtura, që do të thotë shërbimi përmbarimor, privat ose publik, kushdoqoftë, nuk mund të sekuestrojë apartamentin e askujt që e ka ende me kontratë sipërmarrje, me kontratë porosie ose me kontratë premtim – shitje. Ka vetëm një kusht, që personi, pra familjari, qytetari duhet të tregoj që ka shlyer këstet e pagesave, qoftë dhe një këst të vetëm”, u shpreh Ministri Manjani
Ministri Manjani theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të kenë një kontratë, të banojë në shtëpi dhe të vijojë rregullisht procedura e regjistrimit. Sipas tij, në kushtë të tilla, shërbimi përmbarimor nuk mund ta sekuestrojë këtë banesë.
“Ky është udhëzimi im i nxjerrë sot i cili do t’i bëhet me dije të gjithë përmbaruesve të Republikës së Shqipërisë, por doja ta thoja publikishtë, për ta shpjeguar, se kjo është një mbrojtje që ne u japim këtyre qytetarëve, të cilët kanë harxhuar paratë e tyre për të blerë një banesë dhe ne duhet t’ua sigurojmë këtë banesë. Ky është qëllimi i këtij udhëzimi. Përsa i takon pjesës tjetër, ku ndërtuesit nuk kanë paguar kredinë ose janë debitor tek tatimet apo diku tjetër, i ftoj të mendojnë dhe të reflektojnë që paratë që kanë borxh, t’i paguajnë qindarkë më qindarkë. Asnjë mbrojtje për ndërtuesit! Kur kanë shkuar tek dera e bankës për të marrë kredi e kanë llogaritur që do ta shlyejnë. Udhëzimi im mbron djersën e ballit që nxjerrin qytetarët shqiptar për të blerë banesat e tyre, këto banesa janë të mbrojtura, por kurrësesi nuk është qëllim që të mbrojmë ata që nuk paguajnë detyrimet. Pra shërbimi përmbarimor, ka fuqi të plotë ligjore, të “gjurmoj” ku ka pasuri të luajtshme apo të paluajtshe, cilindo ndërtues që ka borxhe për të shlyer por jo në kurriz të atyre qytetarëve, të cilët kanë paguar shtëpitë e tyre por që për arsye proceduriale, burokratike apo po të doni ju dhe korruptive, ende nuk janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë. Kjo është e mbrojtur, tashmë edhe me udhëzim”, tha Ministri Manjani
Gjithashtu, Ministri Manjani ka përcjellë edhe një apel të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që duan të blejnë një pasuri të paluajtshme.
“Cilido që do të blejë një pasuri të paluajtshme, duhet ta bëj këtë gjë në zyrën e noterit, askund tjetër përveçse në zyrën e noterit. Pse e them këtë? Sepse tashmë me ligj, noteri përpara se të bëj një shitje të pasurisë së paluajtshme, do të duhet të verifikoj paraprakishtë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë, lejen e ndërtimit, sepse lejet e ndërtimit tashmë regjistrohen në ZRPP, pa filluar pallati ende. Bashkia jep lejen e ndërtimit dhe ja çon automatikisht ZRPP-së ose hipotekës dhe ajo e njofton noterin. Vetëm pas këtij çasti noteri jep garanci që banesa mund të shitet, mund të jepet me sipërmarrje apo me premtim – shitje, apo me çfarëdo forme ligjore. Ky është mësimi i nxjerrë! E përsëris, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që do të blejë nëj pasuri të paluajtshme, duhet ta bëj këtë vetëm në zyrën e noterit, të ketë me vete dokumentin e identitetit, të cilin të gjithë ata që e kanë nxjerrë para vitin 2014, duhet të gjejnë pak kohë të shkojnë të aktivizojnë nënshkrimin elektronik, aty ku e kanë marrë këtë dokument, sepse kjo do ta rrisë sigurinë ligjore në 1000%. Në qoftë se dokumenti noterial i blerjes bëhet që në fillim tek zyra e noterit, transaksioni është 100 % i sigurtë, në qoftë se blerja bëhet jashtë zyrës së noterit, shteti nuk ka më asnjë përgjegjësi dhe nuk garanton më askënd”, përfundoi Ministri Manjani

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al