Manjani: Dija dhe arsimimi janë alternativa e duhur për të gjithë të rinjtë, burgu nuk është alternativë

manjani-1Ministri i Drejtësisë z. #Ylli_Manjani ishte pranishën në takimin me temë ‘Rinia në Fokus’, i konceptuar në formën e një bashkëbisedimi të hapur mes nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Durrësit dhe të dënuarve.

Zoti Manjani bëri apel për të gjithë të rinjtë që të kuptojnë rëndësinë e ligjit dhe ta respektojnë atë.

“Eshtë kënaqësi që marr pjesë në këtë diskutim të hapur dhe më shumë sesa të flas unë dua të dëgjoj bashkëmoshatarët e djemve të mi, se çfarë mendojnë për situatën ku jetojmë, sesi e shikoni ju situatën e asaj që ne i themi me një fjalë të tmershme lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit, madje dhe kur ngrihemi në mëngjes na duket sikur shkojmë në luftë dhe jo në punë. Po të më pranoni si “këshillonjësin” tuaj ligjor do t’iu këshilloja se nuk ia vlen të kesh problem me ligjin. Ligjit mund t’ia hedhësh njëherë, mund t’ia hedhësh dy herë edhe herën e tretë me pak zor e gjen mënyrën, por vjen një moment që fillon dhe i lan hesapet dhe larja e hesapeve përpara ligjit është një situatë e pashmangshme në një shoqëri me shtet”, tha ai.

Ministri Manjani theksoi se dija dhe arsimimi është altenativa e duhur për të gjithë të rinjtë.

“Shteti është drejtësia, shteti është ligji, shteti është autoriteti i zyrtarit, i policit, i burgut, i ushtarit. Ky është shteti dhe në qoftë se ky fenomen pra fenomeni i kontestimit pafund të shtetit na çon drejt paligjshmërisë permanente apo kaosit social, sigurisht që kjo është një situatë e papranueshme dhe ne e dimë këtë gjë. Çështja është, a ja vlen t’i kundërvihemi ligjit? Unë them jo. Nuk ja vlen as që të shkojmë tek oborri i gjimanzit dhe të tregtojmë hashash. Ja vlen të shkojmë tek dera e gjimanazit dhe të marrim dije, kjo është sfida, kjo është alternativa”, tha Ministri Manjani

Ai tha se duhet bërë më e mira për ti edukuar të rinjtë.

“A është burgu alternative? Sigurisht që nuk është, futem tek ata juristë shqiptare që nuk çmoj që për një gjimnazist, alternativë të jetë burgu. Sigurisht që nuk do ta lëmë dhe pa ndëshkuar. Por ne nuk mund t’ju ndihmojmë as ju, as familjet tuaja në qoftë se alternativë është burgu dhe këtë e kemi në dorë bashkarisht, ju që të mos na çoni tek ekstremi dhe ne që të përpiqemi që deri në fund, të bëjmë më të mirën për t’iu edukuar”, theksoi Ministri Manjani.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al