Manjani e Ahmetaj nënshkruajnë udhëzimin e bashkëpunimit për pasuritë e paluajtshme

ylli-manjani-1Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nënshkruan sot udhëzimin e përbashkët ”Për procedurat e zbatimit të ligjit nr.81/2016 “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”.

Ministri Manjani kërkoi botimin e menjëhershëm të aktit dhe në këtë mënyrë ky udhëzim dërgohet për botim në fletoren zyrtare, duke bërë të mundur kështu zbatimin në praktikë të ligjit për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Nga dita e nesërme ky udhëzim është i zbatueshëm për çdo Zyrë Vendore të Regjistrimit të Pasurive, të cilat janë institucionet që do të shqyrtojnë të gjitha kërkesat dhe aplikimet për këtë mundësi dhe shërbim për rivlerësimin e pasurive.

(Burimi:ATSH/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al