Manjani: Gjuhë e përbashkët për reformën në drejtësi

Politika do të gjej gjuhën e përbashkët për të miratuar ndryshimet kushtetuese për të realizuar reformën në Drejtësi.

Këtë e tha të premten, gjatë një interviste për televizionin News 24, Ministri Drejtësisë Ylli Manjani. Ai tha se është shpresëplotë që reforma në drejtësi do të miratohet me dakordësi të plotë. “Dokumenti është i plotë, brumi mbi të cilin mund të gatuhet një draft i pranueshëm dhe konsensual është i plotë. Nuk ka asnjë pengesë që të bëhet i mundur fillimi i kësaj reforme duke u miratuar ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Manjani.

Lidhur me kohën e votimit të reformës në drejtësi, Ministri Drejtësisë u shpreh se ka ligje që duhen miratuar një orë e më parë. “Kemi dy projekte të mëdha ndryshimet kushtetuese që duhen miratuar një orë e më parë. Janë edhe 40 ligje të rëndësishme që duhen ripare, ribërë dhe rishikuar. Pjesa pas ndryshimeve kushtetuese duhet të mbyllet para këtij viti”, tha Manjani.

Gjatë intervistës, Ministri Manjani ritheksoi problemin e hasur me paraburgimet, të cilat janë të tej-zgjatura. “Kam qenë dhe mbetem kritik me shërbimin e akuzës penale. Në burgje më shumë se gjysma e personave janë të padënuar. Koha e paraburgimit është e gjatë, kjo tregon jo efiçencë në hetimin penal. Të gjejmë zgjidhje, janë të shumanshme”, tha Manjani. Duke e ndërthurur këtë problematikë edhe me reformën, ai propozoi dy parime thelbësore.

“Të vendosim gjykime të drejtpërdrejte dhe gjykime të pandërprera i diskutuar shumë por pak i zbatuar. Gjykimet e drejtpërdrejta, nëse personi kapet me armë pa leje, të dalë direkt në gjyq, s’ka pse të zgjatet. Kur kapesh në flagrancë, duke i dhënë makinës në gjendje të dehur, po ashtu. Unë mbështes këto lloj procedurash që njerëzve mos t’u zgjatet agonia. Nuk është vetëm çështje kostosh por të drejtash njeriu. Është kosto e çështjes së funksionimit të shtetit. Japim kështu edhe kulturën e ndëshkueshmërisë. Sigurisht nuk është gjithçka burgu. Ne kemi promovuar edhe shërbimin e provës, po nuk është e thënë dreqi e mori që për një person që nuk ka rrezikshmëri ta izolosh në burg dhe ta çosh në universitetin e kriminelëve”, tha Manjani.

Ministri Drejtësisë e quajti ekstremitet vlerësimin e dënimit të Gjykatës së Francës nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vendin tonë (Lirimi nga qelia i Domart Konjarit, të dënuar me 10 vite burg në Francë). “Vendimi i gjykatës së Francës i duket i tepër gjykatësve tanë. Ajo që ka ndodhur në gjykatën e krimeve të rënda, kur diskutohet një vendim i gjykatës franceze është e papranueshme. Po shkojmë në disa ekstremitete. Që nuk njohim as gjykata me administrata. Ekstremitete lokale, mbahen në burg persona që mund të mbahen në shërbim prove”, vijoi Manjani, i cili shtoi se dikasteri tij nuk është gjykatë që bënë drejtësi, por menaxhon shërbimet ligjore.

Burimi:(news24\E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al