Manjani: Jemi gati të çelim çdo lloj lehtësie për ata që dëshirojnë të punojnë

manjani2Në vijim të fushatës sensiblizuese “Djemtë dhe burrat pjesë e zgjidhjes, tregoni se jeni kundër dhunës”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me shoqatën Meridia – Albania, organizuan ditën e sotme një aktivitet me fokus punësimin e grave dhe vajzave në konflikt me ligjin.

Gjatë këtij aktiviteti morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, Koordinatori Rezident i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Brian J. Williams, Drejtoresha e IEPV “Ali Demi”, znj. Zoje Jakaj, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në këtë aktivitet të konceptuar në formën e një forumi të hapur për diskutime, punësimi u konsiderua si faktor kryesor për rehabilitimin dhe përgatitjen e këtyre grave për t’u riintegruar në shoqëri pas lirimit, ndërsa në përfundim të tij u prezantuan edhe disa punime artizanale të realizuara nga vajzat dhe gratë e privuara nga liria.

Në fjalën e tij në nisjen e këtij aktiviteti, Ministrit Manjani theksoi se kur një grua ndodhet në burg, nënkuptohet një familje në vështirësi.

manjani“Kur gjykata jep vendimin dhe rrethanat e jetës të çojnë që të gjendesh i izoluar në një institucion penitenciar, nga mentaliteti shqiptar konsiderohet sikur është një fatkeqësi dhe kur kjo masë aplikohet tek pjesa e grave, sigurisht që është një gjë edhe më e rëndë. Një grua në burg do të thotë një familje në vështirësi. Mirëpo jeta vazhdon dhe nuk ndërpritet tek ai vendim gjykate. Duhet të jemi aktiv dhe qëllimi ynë në institucionet penitenciare nuk është që të tregojmë dhëmbët e represionit, por është që të tregojmë dashamirësinë njërëzore, sigurisht të merituar, veçanërisht për pjesën e grave”.

“Që të bëjmë të mundur që tregu i punës të jetë konkurues në çdo cep të territorit, ne nuk mund të përjashtojmë institucionet penitenciare. Ndaj i falenderoj nismëtarët e këtij aktiviteti sepse reflekton një ide të kahershme dhe objektiv të përhershëm të Ministrisë së Drejtësisë, që është krijimi i sa më shumë mundësive dhe lehtësirave për gratë që janë në sistemin penitenciar që të punësohen, jo thjesht për të shtyrë kohën por për të krijuar mekanizmin ekonomik për të mbajtur veten dhe për të kontribuar për familjen. Jam gati të bëj gjithçka që sa më takon dhe në bazë të ligjit që ta lehtësojmë këtë mundësi për ju dhe t’ju krijojmë sa më shumë hapësira që të shijoni punën dhe frutet e saj”.

manja3“E theksoj, jo në mënyrë diskriminuese, meqë ju jeni në një istitucion të izoluar dhe të tjerët jo. Ne jemi për të ruajtuar të njëjtat standarde dhe kushte punësimi që mertion një qenië njërëzore, apo një shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejta të plota. I bëj thirrje çdo sipërmarrësi shqiptar, fasoni etj, që si administrata e burgjeve apo edhe Ministria e Drejtësisë, jemi gati të çelim çdo lloj lehtësie që të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi në institucionet penitenciare për ata që dëshirojnë të punojnë. Ne duhet të kryejmë një mision, t’jua bëjmë jetën të dënuarve në Republikën e Shqipërisë sa më të lehtë, me qëllim që të realizohet funksioni i riedukimit. Por nuk ka riedukim pa punësim, integrim dhe pa i konsideruar njerëzit me të drejta ligjore të plota. Nga kjo pikëpamje duam ta përdorim këtë iniciativë sot për ta zhvilluar më tej, jo vetëm në këtë institucion por edhe në të tjera”, u shpreh Manjani.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al