Manjani: Këto janë ligje që prekin drejtpërdrejti interesat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë

unnamed (3)Ministri i Drejtësisë, zoti Ylli Manjani i cili mori pjese në tryezën e konsultimit publik ku u shqyrtua paketa me “Projektligjet Antikorrupsion”, theksoi se faza aktuale e reformës në drejtësi është më e rëndësishmja, ndërkohe qe i konsideroi këto ligje si thelbin e kësaj reforme.

“E përsëris deri më tani nuk kemi bërë asgjë, kemi bërë vetëm reformën e pushtetit, por këto janë ligje që prekin reformën e shërbimit, janë ligje që prekin drejtpërdrejti interesat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Kështu që nga kjo pikëpamje opinioni im si Ministër i Drejtësisë në tërësi është që këto janë ligje që kërkojnë vëmendje, kështu që konsultimi publik është i rëndësishëm dhe puna e ekspertëve pas këtij konsultimi merr një rëndësi të dorës së pare,” theksoi ai.

Zoti Manjani nenvizoi se këto ligje duhen parë të lidhura ngushtë edhe me pjesën tjetër të paketës, në mënyrë të veçantë me Kodin e Procedurës Penale. Ministri theksoi se ekspertët e Mininistrise se Drejtësisë janë të pranishëm, do të jenë të pranishëm, të gatshëm për çdo gjë, për çdo diskutim në mënyrë që këto ligje të nevojshme dhe të domosdoshme te vihen “në shtratin e Konventës të së Drejtave të Njeriut, në shtratin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë”

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al