Manjani – KGJK: Bashkëpunim mes KLD-së dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Manjani 1Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur sot në takim një delegacion me anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në një njoftim për mediat paraditen e së enjtes nga Ministria e Drejtësisë, bëhet e ditur se “Në takim, bashkëbiseduesit janë ndalur në rëndësinë që paraqet sistemi gjyqësor dhe vendin që atij i takon në morinë e ndryshimeve që pritet të sjellë reforma, ndërsa kanë ndarë edhe disa nga problematikat e përbashkëta si dhe sfidat në ecurinë e aktivitetit të punës”.

Ministri Manjani u shpreh se “sistemi gjyqësor meriton një vëmendje të vazhdueshme dhe se është mjaft e rëndësishme që ndryshimet që duhet të ndodhin në këtë sistem, të përqëndrohen në rritjen e besueshmërisë dhe prirjen për përmirësimin e perceptimit publik”.

Po ashtu në diskutim është sjellë në vëmendje edhe rëndësia dhe mbajtja parasysh e një trajtimi më të mirë financiar ndaj gjyqtarëve, gjë që do të kishte një impakt mjaft pozitiv në uljen e fenomeneve korruptive.

Ndër të tjera, Manjani vuri në dukje se duhen shfrytëzuar maksimalisht hapësirat e komunikimit, të cilat mund të krijojnë ide të reja lidhur me forcimin e bashkëpunimit mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ndërsa në ndihmë do të mund të vijë edhe fakti se shumë praktika janë të njëjta apo kanë ngjashmëri.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al