Manjani: Krijim mundësish për shkollimin e të rinjve të burgosur

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur sot në një takim Koordinatorin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ambasadorin Brian Williams. Gjatë takimit është diskutuar mbi disa çështje me rëndësi në drejtim të forcimit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, veçanërisht në lidhje me monitorimin dhe standardizimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Në këtë drejtim, Manjani e ka vlerësuar organizatën e Kombeve të Bashkuara si një shembull në promovimin e këtyre standardeve si dhe në nxitjen e zhvillimit të proceseve sociale dhe ekonomike.

Ambasadori Williams është ndalur mbi rëndësinë e përpjekjeve për respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa gjithashtu ka shprehur vullnetin lidhur me ofrimin e ekspertizës mbi proceset reformuese në sistemin e drejtësisë.

Ministri Manjani e ka falenderuar Ambasadorin Williams për mbështetjen e deritanishme ndërsa ka theksuar nevojën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar, në respektimin e të drejtave të personave që janë të privuar nga liria, krijimin e mundësive për shkollim e të rinjve të burgosur, procese që sipas Ministrit Manjani kërkojnë një refomë të thellë.

Bashkërendimi i përpjekjeve për të mundësuar sundimin e ligjit është vlerësuar nga Ministri Manjani si një hap që duhet të ndërmerret me të gjitha organizmat ndërkombëtare, të cilët po e presin me mjaft interes zbatimin e reformës në drejtësi, gjë që do të garantonte suksesin drejt forcimit të shtetit të së drejtës.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al