Manjani kujtesë ZVRPP-ve:Shqyrtojini dosjet brenda afateve

Ylli Manjani 3Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka lëshuar sot paralajmërimin e fundit ndaj Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të kthyer pronat aty ku ka dokumente.
Ai tha se nga shtatori do nisë një kontroll i rreptë, ku toleranca për çdo ZVRPP që nuk zbaton vendimet e gjykatës do jetë zero.
“Kujtesë për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZVRPP): Fundi i këtij muaji është afati që kemi vendosur për të trajtuar të gjitha aplikimet e prapambetura! Veçanërisht ato aplikime që vijnë me vendime gjyqësore të formës së prerë!
E përsëris: Askush nuk ka të drejtë të mos zbatojë vendimet e gjykatave që kanë marrë formë të prerë! Askush!
ZRPP është thjesht një zyrë inventari i pronave të qytetarëve dhe jo një zyrë që ndan apo jep prona! Pronësia fitohet vetëm me mjete ligjore dhe ZRPP nuk është as zyrë e as mjet për të fituar apo hequr pronësinë e askujt! Vendimi i gjykatës, me përjashtim të vërtetimit të faktit gjyqsor, është ligj dhe si i tillë duhet zbatuar! Ju kam sqaruar nëpërmjet një letre zyrtare se si duhen trajtuar sipas ligjit të gjitha rastet!
Kam kërkuar dhe kërkoj shërbim sa më të shpejtë, pa zvarritur në këto zyra! Është e thjeshtë: regjistroni çdo transaktion sipas ligjit dhe po sipas ligjit mund të refuzoni, por jo të zvarrisni asnjë praktikë dhe asnjë person!
Në shtator kontrolli do jetë i rreptë dhe toleranca zero!
Këtë mesazh “kujtesë” e kam edhe në përgjigje të të gjithë atyre qytetarëve që janë ankuar dhe ankohen përditë tek sporteli i Ministrisë së Drejtësisë dhe në telefonin apo emailin tim!”, – shkruan Manjani.

(Burimi:Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al