Manjani negocion me avokatët: Sillni propozimet

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas bojkotit që mbrojtësit ligjorë u bënë proceseve në gjykata, zhvillojë një takim me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Lajmi është bërë me dije nga burimet zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në përfundim të ditës së tretë të bojkotit që avokatët u bënë të gjitha proceseve gjyqësore në vend.

Sipas tyre, kreu i dikasterit, Ylli Manjani, priti në një takim përfaqësues të lartë të Kryesisë së Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në këtë takim, sipas burimeve zyrtare, u diskutuan të gjitha problematikat dhe shqetësimet në lidhje me grevën që po zhvillohet nga avokatët ditët e fundit.

Siç bëhet me dije zyrtarisht, ministri Manjani vlerësoi angazhimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që, pavarësisht grevës, të mos bojkotoheshin seancat gjyqësore të masave të sigurisë. Burimet zyrtare thanë më tej se në takim u vlerësua gjithashtu nevoja për dialog dhe për bisedime për çdo çështje që përmirëson shërbimin.

ZGJIDHJA E SITUATËS

Ministria e Drejtësisë bëri me dije se me qëllim arritjen e një dakordësie, u vendos që të fillojë dialogu me Dhomën Kombëtare të Avokatisë mbi bazën e propozimeve me shkrim të kësaj të fundit, që prekin formalizimin e tregut dhe regjimin fiskal të vendosur. Sipas dikasterit të Drejtësisë, nga takimi i parë mes ministrit Manjani dhe përfaqësisë së Dhomës së Avokatisë, u ra dakord që të propozohet një model i njohur për matjen e punës së avokatit dhe i aplikuar në një vend europian, model i cili do të ndihmojë avokatët në marrëdhëniet e tyre me klientët.

“Gjithashtu, një model i suksesshëm do t’u shërbente edhe organeve publike për transparencën fiskale, me qëllim formalizimin e tregut të shërbimit të avokatit dhe, në këtë mënyrë, shmangien e çdo fenomeni negativ si pasojë e informalitetit në sistem”, bëri me dije dje Ministria. Sipas saj, Manjani shprehu gatishmërinë për të normuar sa më mirë marrëdhëniet avokat­shtet dhe avokat­klient në shërbimet reciproke.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al