Manjani: Riorganizimi i sistemit gjyqësor sipas standarteve evropiane

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i bën me dije aktorëve kryesore të sistemit të drejtesisë, një propozim konkret lidhur me një organizim të ri të sistemit gjyqësor.

Në letrën drejtuar aktorëve të drejtësisë, Manjani shprehet; “Jam njohur me një studim të realizuar nga projekti CEPEJ me titull: “Raporti i vlerësimit në thellësi të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, për vitin 2015”. CEPEJ është organizata më e fuqishme sot në hapësirën Europiane, e cila posedon Know-How, të specializuar në çështjen e organizimit të shërbimit gjyqësor.

ylli-manjani-1

Ky raport, pas e ka analizuar organizimin gjyqësor në Shqipëri, ka vlerësuar se ka nevojë për një riorganizim tërësor të shërbimit gjyqësor sipas standardeve të çdo vendi evropian. Nga krahasimi i të dhënave dhe gjetjeve në funksion të një gjykate efiçiente, një standard i sugjeruar mund të jetë që gjykata të ketë në përbërjen e saj afërsisht 40 gjyqtarë, por kjo e llogaritur deri në 100 gjyqtarë kur dendësia e popullsisë është e lartë, siç është rasti i Gjykatës së Tiranës”.

Propozimi im, shkruan Manjani është që të krijohen 12 gjykata fakti në rrethet gjyqësore që korrespondojnë me territorin e qarkut. Synimi është që këtë shërbim gjykatat ta ofrojnë në çdo bashki brenda qarkut ku gjykata e shtrin juridiksionin territorial. “Pjesa e dytë e propozimit tim është të reduktojmë gjykatat e apelit nga 6 në 4.

Nisur nga sugjerimet e CEPEJ, por edhe nga logjika e përdorur për organizimin gjyqësor të gjykimit në shkallë të parë, gjykoj se duhet krijuar një gjykatë apeli që të mbulojë rajonin e Veriut me qendër në Shkodër, një gjykatë tjetër apeli që të mbulojë Shqipërinë e mesme me qendër në Tiranë, një gjykatë në Fier që të mbulojë Jugun dhe Jug-Perëndimin dhe një gjykatë në Korçë që të mbulojë Jug-Lindjen”, shprehet ai.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al