Manjani takon shefen e FMN-së, Në fokus përkrahja e biznesit dhe konçesionet

Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani ka zhvilluar një takim me Shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, zj. Anita Tuladhar.

Gjatë takimit është diskutuar mbi krijimin e mundësive për thellimin e bashkëpunimit në fushën e përmirësimit të klimës së biznesit në vendin tonë.

Gjithashtu theksi është vënë në nevojën për përmirësim të kuadrit ligjor në shërbimin përmbarimor si dhe në fushën e falimentit, ku ndër të tjera përfaqësuesit e FMN-së kanë vlerësuar draftin e ri të ligjit për falimentin, për të cilin Ministri Manjani u shpreh se shumë shpejt do të dërgohet në parlament.

Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë e kuadrit ligjor përsa i takon koncensioneve dhe Partneritetit Publik Privat (PPP), çështje për të cilat z. Manjani vlerësoi si me mjaft rëndësi ndërmarrjen e një studimi të mirëfilltë fizibiliteti.

Modalitetet e menaxhimit të ankandeve, si do të përcaktohen tarifat, etj ishin një tjetër temë e shtruar për diskutim gjatë këtij takimi. Në këtë aspekt, z. Manjani theksoi rëndësinë e krijimit të një metodologjie të unifikuar apo skeme të qartë veprimi dhe në këtë pikë ai kërkoi bashkëpunim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Mes të tjerash, gjatë këtij takimi Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani e informoi delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe mbi stadin aktual të reformës në drejtësi.

Burimi:(integrimionline\E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al