Manjani: Vendimet e gjykatës do zbatohen

14890435_1327088647304390_7433991907660427314_oMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e përmbylljes së projektit të binjakëzimit të BE-së “Përmirësimi i shërbimit përmbarimor në Shqipëri”.
Ky projekt solli ekspertizën e dy prej shteteve anëtare themeluese të BE-së, Francës dhe Hollandës, në dobi të sistemit përmbarimor shqiptar, duke siguruar asistencë teknike dhe trajnim për përmbaruesit shtetërorë dhe privatë.
Kryesisht ky projekt u fokusua në situatën aktuale të sistemit përmbarimor në Shqipëri, i cili përbëhet nga një sistem i ndarë ndërmjet përmbaruesve publikë dhe atyre privatë, duke synuar të ndërtojë një model të ri dhe efikas të sistemit të përmbarimit në Shqipëri, që i përafron praktikat e punës me standardet më të mira të Sistemit Evropian të Përmbarimit.
Gjatë fjalës së tij në çëljen e kësaj ceremonie, Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, ndër të tjera theksoi se zbatimi i vendimeve gjyqësore dhe i titujve ekzekutiv mbetet përgjegjësi publike e panegociushme.
Gjithashtu z. Manjani vlerësoi se asnjë vendim gjykate nuk ka vlerë nëse kompromentohet procesi i zbatimit të vendimit.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al