Një viktimë e radhës është shënuar në Maqedoninë e Veriut dhe bëhet fjalë për një pacient nga Tetova. Ndërkaq 23 raste të reja janë shënuar me COVID-19 në 24 orët e fundit nga të cilat 12 në Shkup, 4 në Tetovë, 4 në Kumanovë, 2 në Prilep dhe 1 në Negotinë.

Këtë fundjavë në Maqeoninë e Veriut besimtarët myslimanë mbajnë festimet për Fitër Bajramin dhe qeveria nuk ka vendosur ende nëse do të ketë një orë policore nisur nga fundjava apo jo.