Rrjeti më i madh social në gjithë globin “Facebook” pritet të vijë me ndryshime të mëdha.

Këtë gjë e ka paralajmëruar themeluesi i tij Mark Zuckenberg, gjatë një konference dy ditore “F8” të zhvilluar në Kaliforni.

Risia konsiston në privatësinë e llogarisë së secilit përdorues, ku ata tashmë mund të kenë mundësinë e përzgjedhjes së individëve të cilët ata i simpatizojnë apo i duan dhe nëse ky interesim është dhe nga pala tjetër , kjo tregon se dy palët dëshirojnë të takojhen dhe vjen si njoftim.

Në rast se ndodh që individi dërgon interesim dhe nuk merr një përgjigje, atëherë feedback nuk vjen dhe ky fakt tregon se personi nuk do të ketë njohje.

Më tej themeluesi Zuckenberg ka vënë theksin te e ardhmja private e Facebookut duke e cilësuar këtë si cështje mjaft të rëndësishme sidomos pas publikimit të skandaleve gjatë këtyre 24 muajve në lidhje me të dhënat e përdoruesve.

“Duhet të ndërtojmë të ardhmen ku secili prej nesh do të jetojë. Të ndërtojmë një botë ku mund të jemi vetvetja dhe të jetojmë të lirë dhe e dimë që momentet private janë te vetmet që ne duam të na i shohim vetëm miqtë tanë.”, ka shtuar Mark Zuckenberg gjatë fjalimit të tij në konferencë.

Mësohet se ndryshimet do të vinë dhe në Instagram, ku numri i pëlqimeve nuk do të shihet më nga miqtë dhe Messengeri do të bëhet më i shpejtë në komunikim dhe do të ofrojë më shumë siguri.