E ardhmja e Giuseppe Marottas do të qartësohet në fund të muajit tetor. Javën e ardhshme do të mbahet asambleja e përgjithshme e Juventusit, që do ta çlirojë zyrtarisht nga detyra e administratorit të deleguar të klubit bardhezi.

Menjëherë pas këtij vendimi do të shfuqizohet kontrata për të qenë më pas i lirë për të nisur një aventurë të re Marotta mësohet se patur një tjetër takim me drejtuesit zikaltër, që do të thotë se shumë e ardhmja e tij do të jetë në stafin drejtues të Interit.

Sikurse njofton Tuttosport, dëshira e Marottas është  të vijojë të punojë në një klub. Kjo është arsyeja që ka refuzuar me delikatesë ofertën për president të Federatës Italiane të Futbollit.

Pas takimit të parë në fillim të tetorit (Zhang kishte mbetur shumë i befasuar nga figura e tashmë ish-drejtuesit të Juventusit), ditët e fundit është zhvilluar një tjetër bisedë, me Marottan që kishte marrë garancinë që nuk do të kishte mbivendosje pozicionesh me Antonellon, Gardinin dhe Ausilio.

Brenda vitit, sipas të gjitha parashikimeve, Marotta do të nisë zyrtarisht një sfidë drithëruese si drejtues i Interit, për të rrëzuar mitin e Juventusit si skuadra më e fortë e Italisë, skuadër ku ka punuar gjatë 8 viteve të fundit.