Vitet e fundit, futbolli ka ndryshuar shumë teksa tashmë luhet edhe jashtë fushe.  Menaxherë të ndryshëm kontaktojnë me klube dhe iu sugjerojnë futbollistë, ndërsa këta të fundit i shohin nga CV dhe i marrin.

Megjithatë, tani e në vazhdim, klubet duhet të kenë kujdes nga futbollistët fallco. Kështu ka ndodhur me 25-vjeçarin nga,Bernio Verhagen, i cili është arrestuar se ka mashtruar 4 klube futbolli duke arritur të firmoste si lojtar i tyre.

Dhe për çudinë e të gjithëve, ai nuk e preku qoftë dhe një herë të vetme fushën. Në korrik të 2019, holandezi firmosi me skuadrën Dinamo-Auto, një ekip,i cili ka shpallur pavarësinë nga Moldavia.

Pas 5 muajsh blihet fillimisht nga klubi afrikano-jugor Keip Taun dhe më pas nga, Audaks Italiano.  Edhe pse pa i marrë në konsideratë statistikat e tij, klubi kilian e pagoi mirë si dhe i garantoi një apartament në Puento Alto.

Sa më shumë që kalonte koha, aq më e trilluar dukej historia. Holandezi i ri vendos ta braktiste ekipin me pretekstin se shokët e tij shfaqnin raciëm ndaj tij.

“Viktima” e radhës ishte një ekip danez, Viborgu. Ata e blejnë menjëherë futbollistin duke shfrytëzuar sugjerimet e kompanisë së transferimit të futbollistëve në botë “Stellar Group”, i cili kishte ndihmuar në karrierë Gareth Balen dhe Maxi Lopez.

Por, teksa nga verifikimi i email-eve dhe telefonatave u zbulua se nuk kishte asnjë provë të transferimit të Verhagenit. Lojtari u arrestua nga autoritetet policore teksa po tentonte të largohej për në Suedi. Aktualisht, ai po vuan dënimin me burg.