MB: Eksportet bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese u rritën me 28%

Ministria e Bujqësisë publikon të dhënat zyrtare për eksportet e prodhimeve bujqësore,blegtorale dhe agropërpunuese për 6 mujorin e parë 2016.

Eksportet bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese u rritën me 28% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat zyrtare për 6-mujorin e parë të vitit 2016, konfirmojnë tregues optimistë të rritjes progresive, për panoramën e përgjithshme të eksporteve bujqësore shqiptare.
Bujqësia një nga sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit, ka mbyllur gjysmën e parë të vitit me të dhëna inkurajuese duke konsoliduar termat e rritjes.

Sipas statistikave zyrtare, të bëra publike nga ministria e Bujqësisë, eksportet e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese në vend shënuan një rritje me 28% , krahasuar me një vit më parë.

Mbi bazën e të dhënave blegtoria, është sektori që ka kontribuar me rritjen me të madhe të eksporteve prej 58 %, krahasuar me vitin 2015. Ndërsa prodhimet bujqësore shënuar një rritje të eksporteve me 27%, kontributi i sektorit të agroindustrisë në eksportet bujqësore shënoi një rritje prej 17%.

(Burimi:Ministria e bujqësisë/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al