Franca ka hasur në një vështirësi ditën e djeshme në ndeshjen përballë skuadrës së Islandës.

“Gjelat” e drejtuar nga trajneri Didier Deschamps ishin në dizavantazh 2-1 përballë ekipit islandez, por ai që i shpëtoi është lojtari më i talentuar i momentit, Kilian Mbappe.

19-vjeçari po vendos rekorde si te PSG-ja ashtu edhe te kombëtarja franceze.

Ditën e djeshme ai shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 90-të duke vendosur kështu dhe një rekord personal.

Ai bëhet lojtari i parë në kombëtaren franceze që shënon 10 gola ende pa i mbushur 20 vjeç.

Ndërsa disa ditë më parë ai shënoi edhe 4 gola brenda 13 minutave me skuadrën e PSG-së. Ai u bë lojtari i parë pas 45 vitesh që shënon 4 gola në një ndeshje.