Ka mbërritur së fundmi në Shqipëri një aparaturë e dizenjuar për përgjimin e komunikimit, qoftë të natyrës shkrimore apo telefonike, përmes platformave sociale “WhatsApp” dhe “Viber”.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga e përditshmja “Shqip”, që informon se aparatura moderne ndodhet tek godina e “Polit të Drejtësisë”.

Marrja e kësaj pajisjeje që do të transkiptojë tekstet dhe përmbajtjet zanore që shkëmbehen përmes “WhatsApp”-it dhe “Viber”-it, daton si plan në kohën kur si Prokuror i Përgjithshëm shërbente Adriatik Llalla.

“Një tender i tillë u bë edhe në kohën e Adriatik Llallës, por pasi u dekonsporua në media, tenderi u anulua.”- shkruan ” Shqip”.