Mbërrin vaksina parandaluese për sëmundjen e gjedhit

Ministria e Bujqësisë njofton se ka mbërritur vaksina parandaluese për sëmundjen ”dermatoza nodulare e gjedhit”. Sipas ministrisë janë 25 mijë doza vaksine që janë ofruar nga fondi i emergjencës së BE. Ministria informoi sot se vaksinimi i gjellëve do të nisë menjëherë fillimisht do të vaksinohen fermat mbi 20 krerë, klinikisht të pastra.

Në një intervistë telefonike për Ora News drejtori i veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë thotë se janë evidentuar 65 vatra me shenja klinike dhe 100 krerë gjedhë të prekur nga sëmundja.

“Zonat më të prekura janë ato në kufi me Kosovën e Maqedoninë. Kafshët e prekura nga sëmundja jane izoluar. Do vlerësohet gjendja për rihapjen e tregjeve të gjedhëve” tha ai.
Ferro shtoi se vaksina ka ardhur dhe do të nisë procesi i vaksinimit të gjedhëve

Në fillim të korrikut kjo ministri njoftoi praninë e sëmundjes ”dermatoza nodulare e gjedhit” në disa shtete të rajonit si: Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari Greqi dhe se kjo sëmundje paraqiste rrezikshmëri për përhapje dhe në vendin tonë. Sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit.

MBZHRAU ka marrë masa për bllokimin e importit të kafshëve të gjalla dhe të mishit i cili e ka origjinën nga vendet e prekura nga kjo sëmundje.

Me urdhër të posaçëm të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, u ngrit një Task Forcë, e përbërë nga veterinerë dhe epidemologë për informimin, parandalimin dhe monitorimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Burimi:( Oranews.tv / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al