Shifra alarmante shfaqen çdo ditë nga koronavirusi kinez. Amazon kompania ‘gjigante’ është tërhequr nga një nga shfaqet më të mëdha të teknologjisë në botën për shkak të rrezikut që shfaq virusi vdekjeprurës.

 Përfaqësuesi i Amazon tha: “për shkak të shpërthimit dhe shqetësimeve të vazhdueshme për koronavirusin nuk do të marrim pjesë në Kongresin Botëror të Mobile në Barcelona”.

Në këtë kongres do të mblidheshin rreth 100.000 persona, por deri më tani ‘LG Electronics’ i Koresë së Jugut, ‘Ericsson’, prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit suedez dhe kompania amerikane ‘NVIDIA’  janë tërhequr nga konferenca që do të zhvillohet midis 24-27 Shkurt.

Organizatorët thënë se janë marrë masa shtesë për të zhvilluar këtë konferencë. Në masa janë përfshirë, ndalimi për të gjithë personat që vijnë nga Ëuhan, i Kinës i cili është edhe epiqendra e koronavirusit, ndërsa personat që kanë qenë në Kinë duhet të vërtetojnë që kanë qëndruar në karantinë për 14 ditë.

Organizatorët e konferencës u kanë bërë thirrje kompanive që mos të tërhiqen nga shfaqja e teknologjisë pasi janë marrë masat e duhura dhe gjithçka do të monitorohet.

Kujtojmë se deri më tani numri i vdekjeve në rang global ka arritur të kalojë shifrën 900, ndërsa të prekurit janë më shumë se 37.000 persona.