Profesori i nderuar Ismet Elezi ka mbushur sot 100 vjec, plot një shekull jetë.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama teksa i uron jetë të gjatë në shekullin e dytë të jetës, thotë se ai sot duhet të ishte nderuar edhe nga institucionet e shtetit, të cilat kanë zgjedhur ta harrojnë.

STATUSI I PLOTE
Në 100 vjetorin e lindjes:

NJË SHEKULL JETË ME DINJITETIN E PROFESOR ISMET ELEZIT

U lind njëqind vjet më parë në Fterrë të Labërisë e mbush sot plot një shekull jetë.
Jetë e mbuluar me thjeshtësi dhe e jetuar me dinjitet shembullor.

Profesor Ismet Elezi, padyshim nga emrat më të shquar të jurisprudencës shqiptare, eshtë sot referenca e intelektualit me kontribute fondamentale, e partizanit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e pedagogut që i bën krenar të gjithë ata studentë që kanë në librezën e tyre të notave nënshkrimin, pra edhe vlerësimin e besimin e tij, e profesorit, shkencëtarit dhe e kontributorit të palodhur që i bën nder gjithë arsimin universitar shqiptar.

Njerëzve si Prof. Ismet Elezi që me integritet moral e profesional i ka dhënë vlerë jetës së tij prej qytetari shembullor dhe fisnik, vendi dhe populli duhet t’u jetë gjithnjë mirënjohës, edhe pse institucionet e shtetit kanë zgjedhur harresën në vend të nderimit dhe respektit për kontributin e dhënë dhe shërbimet e kryera ndaj pupullit dhe atdheut.

Gëzuar njëqindvjetorin e lindjes Profesor Ismet Elezi!
Jetofsh sa më gjatë dhe me shëndet të mirë edhe në shekullin e dytë të jetës!