Zjarri i madh në Australi që nisi në shtator të vitit 2019 dhe vazhdon edhe në ditët e sotme, duket se po vjen drejt shuarjes.

Ka qenë agjencia shtetërore ajo që ka njoftuar se në Uellsin e Ri Jugor, një nga qytetet më të dëmtuar, zjarri është neutralizuar dhe zjarrëfikësit janë drejt shuarjes së tij.

Rob Rogers, zëvendës komisioneri i Shërbimit Rural të Uellsit të Ri Jugor, e quajti këtë ‘një lajm të shkëlqyer’ pas një sezoni vërtet shkatërrues si për zjarrfikësit ashtu edhe për banorët që pësuan shumë dëme.

“Uellsi i Ri Jugor u shkatërrua veçanërisht nga zjarret, me më shumë se 13 milionë hektarë të djegur dhe gati 2500 banesa të shkatërruara. Të paktën 25 njerëz u vranë në të gjithë vendin”, tha kryeministri Australian Scott Morrison.

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e disa zjarreve, megjithëse përmbytjet e mëdha dhe stuhitë kanë krijuar probleme, sipas Agjencisë së Metereologjisë.

Sa i përket dëmit ekonomik, deri në fillim të janarit kërkesat e sigurimeve arritën në 485 milionë dollar.