Mbrëmjen e djeshme u dorëzua në polici autori i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi në zonën e kodrave të liqenit.

Në dëshminë e dhënë në polici Islam Myrtaj është shprehur i penduar për vrasjen, dhe ka treguar se shkak është bërë  borxhi që i kishte viktimës.

Myrtaj tregon se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 45 mijë eurosh, ku sipas tij Baçinozi i ka përndjekur dhe vajzat e tij për këtë borxh.

Pjesë nga dëshmia

“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi, Baçinozin e takova tek Liqeni rastësisht, ndërkohë që ai më shau dhe më goditi. Konflikti ynë është i hërshëm për 45 mijë euro. Haxhiu më përndiqte edhe vajzat për këtë barxh, familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht”.