Lirie Gjeta është gruaja e cila u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve nga policia viktima është rreth 45-vjeçe, ndërsa në trupin e saj janë evidentuar shenja dhune.

Dyshohet se Gjeta është vrarë, dhe më pas është hedhur pranë një ferre në afërsi të liqenit.

Burime bëjnë me dije se në trupin e saj janë parë dhe tre plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Mësohet se gruaja ka qenë banorë e zonës, ndërsa qytetarët shprehen se kanë parë një makinë që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.