Më shumë se një miliard aparate telefonike Android, janë në rrezik të hakërohen, sepse nuk mbrohen më nga update-t e sigurisë.

Vulnerabiliteti mund t’i lërë përdoruesit përreth botës të ekspozuar ndaj rrezikut të vjedhjes së të dhënave dhe sulmeve të tjera keqdashëse.

Kushdo që përdor një telefon Android, të prodhuar në 2012 ose më herët, duhet të jetë veçanërisht i shqetësuar.

Vetë Google nuk ka reaguar ende. Sipas të dhënave të saj, 42.1 përqind e përdoruesve të Android-it në botë kanë versionet 6.0 të sistemit të tij operativ, ose të mëhershme. Sipas një buletini të sigurisë së Android-it, nuk ka update të lëshuara për sistemin android në 2019, për versionet nën 7.0.

Duke u bazuar në këto të dhëna, ekspertët dalin në përfundimin se dy në pesë përdorues të androidit në të gjithë botën, nuk kanë marrë më updatet e sigurisë. Ata kanë testuar pesë telefona, një Motorola X, një Samsung Galaxy A5, një Sony Xperia Z2, një LG/Google Nexus 5 dhe një Samsung Galaxy S6. I kanë kërkuar një laboratori t’i infektojë ata me një virus dhe tentativa ka rezultuar e suksesshme te secili.