A do jetë Teatri Kombëtar edhe ‘varri’ politik i Edi Ramës dhe Erion Veliajt?

Nëse i referohesh asaj që shkruajnë gazetat më të mëdha në Europë, po.

Revista e madhe italiane, L’Espresso, në një shkrim të shpërndarë edhe nga gazeta italiane Repubblica, thekson që në titull se ‘u shemb Teatri Kombëtar, simbol i artit dhe demokracisë’.

Komuniteti i artistëve është i revoltuar.

“Ndërsa në Itali ka një debat për rihapjen e kinemave dhe teatrove, në Shqipërinë fqinje, policët e armatosur deri në dhëmbë shembën me dhunë Teatrin Kombëtar. Ishte një traumë”, shkruan revista.

Ajo e quan teatrin një godinë të bukur të arkitekturës racionaliste, të ngritur në vitin 1940. Ajo godinë meritonte më shumë respekt, vijon revista.

Ndërkohë mediat gjermane e kanë krahasuar shembjen e teatrit me aksionet e kohës së Hitlerit gjatë natës me mjegull.