Mediat italiane: Hysaj lideri i Napolit, fitoi duelet me Pogbanë

Skuadra e tij ka humbur, por Hysaj ka shkëlqyer. Pas plot 9 ndeshje në Seria A që nuk njihnin humbje, mes të cilave 8 fitore dhe 1 barazim, skuadra e Napolit dhe mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi, Elseid Hysaj, janë dorëzuar mbrëmjen e së shtunës vetëm dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, përballë Juventusit, për të lëshuar gjithashtu edhe kryesimin e kampionatit që e mbanin prej shumë javësh. Gjithsesi shqiptari do të mbahet mend gjatë edhe për një tjetër veprim të shfaqur mbrëmjen e së shtunës ndaj Juventusit. Hysaj, falë një driblimi, ka mundur të injorojë yllin e bardhezinjve, Paul Pogba, duke i depërtuar topin mes këmbëve. Mbrojtësi arriti të bllokonte në çdo tentativë Paul Pogba dhe Paulo Dybala.

Mbrojtësi shkodran u tregua i saktë në çdo duel, ndërsa në aspektin ofensiv ishte shumë pranë asistit personal për Higuain, por ishte Bonucci ai që i mohoi kënaqësinë e pasimit vendimtar për argjentinasin. Të përditshmet italiane e konsiderojnë paraqitjen e mbrojtësit shqiptar si pozitive, duke theksuar se lojtari kuqezi është një siguri për mbrojtjen e Maurizio Sarrit.

“Corriere Dello Sport” e vlerëson Hysajn me notën 6 duke theksuar se 22-vjeçari shqiptar kishte studiuar deri në detaje lëvizjet e Dybalas, madje arriti që të impononte edhe lojën e tij në sulm. “Arrin të japë pasimin më të mirë të ndeshjes për Higuain, por Bonucci prishi trajektoren”, shkruan kjo e përditshme. Portali “Tuttomercatoweb” e vlerëson me notën 6.5 duke theksuar se vetëm Koulibaly dhe Allan zhvilluan një ndeshje më të mirë. Sipas kësaj faqeje, Hysaj arriti të imitojë cilësitë e francezit Pogba, ndërsa gjatë pjesës së dytë arriti të tregonte më shumë aftësi në fazën sulmuese. Në faqen e specializuar “Spazionapoli”, të vetmit që dolën me kokën lart nga “Juventus Stadium” janë Allan dhe Hysaj që morën notën 6.5. Për këtë portal, shqiptari është njeriu i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes ku ndali çdo sulm të skuadrës së Allegrit duke ndërhyrë në çdo rast ne saktësi. Edhe pjesa tjetër e mediave në vendin fqinjë e veçojnë 22-vjeçarin shqiptar si një prej notave të pakta pozitive të mbrëmjes torineze për Napolin. Shqiptari i skuadrës së Sarrit bindi të gjithë skeptikët në një ndeshje me shumë peshë.

Edhe pse Napoli i tij nuk arriti të siguronte pikë nga kështjella bardhezi, Hysaj duelin e parë personal me Pogba e fitoi, tashmë është në pritje të raundit të dytë në Euro 2016, ku do të ketë përballë sërish francezin që konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit europian. Mbrojtja e Napolit ishte në lartësinë e duhur, por mediat italiane nuk i kanë dhënë nota të lartë Hysajt vetëm për shkak të humbjes. Ai pati një detyrë shumë të vështirë, sepse në krahun e tij vërshuan shpesh Morata e Pogba, por ylli i kombëtares shqiptare bëri detyrën, duke bërë një figurë të mirë. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes dhe nivelin e rivalit, Hysaj u mjaftua me fazën mbrojtëse, duke i kufizuar zbritjet në sulm. Më i dobëti te Napoli, për shumë nga mediat italiane, ishte mbrojtësi spanjoll Albiol, por natyrisht kjo lidhet me faktin se ai devijoi në mënyrë të pafat topin, në rastin e golit.

Burimi:(Integrimionline / E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al