Mehmetaj: Çdo ditë skandale në shkolla, Ministria paradë rrugëve

Duke marrë shkas nga denoncimi i një nëne në Belsh ndaj mësueses për dhunë ndaj djalit 10-vjeçar, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar duke thënë se çdo ditë prindërit denoncojnë dhunën e ushtruar nga mësuesit, abuzimet seksuale dhe për shpërndarjen e drogërave nëpër shkolla.

Përmes një postimi në facebook, Mehmetaj thekson se kur do ndodhin të gjitha këto skandale, Ministria bën parada rrugëve të Shqipërisë.

”Ministria është e zënë duke bërë paradë rrugëve të Shqipërisë, për tu siguruar që anëtarët e rilindjes do punësohen si mësues e do mbledhin të dhënat konfidenciale të prindërve për zgjedhjet e ardhshme”,-shkruan deputetja e LSI-së.

Por kjo thotë Mehmetaj, vjen pasi ”kryeministri investohet kaq shumë në planet për narkotrafikun, nuk duhet ti kërkojmë të harxhojë kohë edhe me shkollat”.

Më poshtë statusi i plotë:

Çdo ditë skandale në shkollat shqiptare!

Prindër që denoncojnë dhunën e ushtruar nga mësuesit, prindër që denoncojnë abuzimet seksuale të mësuesve ndaj fëmijëve të tyre. Prindër që doncojnë konsumin dhe shpërndarjen e drogërave nëpër shkolla.

Rrjetet sociale janë mbushur me foto e video që tregojnë realitetin e dhimbshëm të arsimit dhe mësimdhënies. Të mos flasim pastaj për paaftësinë e drejtuesve dhe korrupsionin që është kthyer në normalitet.

Sot një tjetër denoncim në Belsh: “Mësuesi dhunon nxënësin 10 vjeçar”.

Po ministria?

Ministria është e zënë duke bërë paradë rrugëve të Shqipërisë, për tu siguruar që anëtarët e rilindjes do punësohen si mësues e do mbledhin të dhënat konfidenciale të prindërve për zgjedhjet e ardhshme.

Turp!

Më shumë se kaq nuk kishte si të degradonte kjo qeveri. Fundja, kur kryeministri investohet kaq shumë në planet për narkotrafikun, nuk duhet ti kërkojmë të harxhojë kohë edhe me shkollat…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al