Kejdi Mehmetaj: Kryeministri po bën mbledhje të PS në kryeministri. Kjo është e paligjshme.

Ditën e sotme kryeministri Rama ka zhvilluar mbledhje me deputetët e PS që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Në lidhje me këtë mbledhje ka ardhur dhe reagimi i deputetes e LSI për qarkun e Tiranës, Kejdi Mehmetaj. Në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Mehmetaj është shprehur Edi Rama është duke thyer ligjin me mbledhjen e qeverisë.Ajo e quan të paligjshme, të pamoralshme, e të padrejtë mbledhjen që po bëhet në kryeministri.

“Kryeministri po bën mbledhje të PS në kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë. Abuzim me pushtetin! Kjo nuk është Shqipëria që duam“, shprehet Mehmetaj.

(Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al