Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në lidhje me konferencën për shtyp të zëvendës Ministres së Arsimit, ku është shprehur se, përpara se të dalë në konferenca shtypi për tu dhënë mesazhe kërcënuese studentëve, tu shpjegojë njëherë 54 punonjësve të saj si do realizohen VKM-të dhe nga del buxheti për realizimin e tyre.

Sipas Mehmetajt, kjo zëvendëse që do akoma kohë të kuptojë çështjet e arsimit, duket se ka filluar të marrë veset e Kryeministrit.

Mehmetaj ka shtruar gjithashtu edhe disa pyetje ndaj saj në lidhje me realizmin e VKM-së:“Buxheti aktual për arsimin nuk e përballon skemën që reklamojnë, kush garanton se petagogët nuk do ngelen pa rroga?
A do të rritet granti për mësimdhënie që u jepet universiteteve?
Pse nuk sqaron Zëvendësja VKM-të që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë në kundërshtim me ligjin që vet miratuan dhe që cënojnë drejtëpërdrejtë autonominë në Universitete?
Pse nuk ka asnjë reagim ministria për qëndrimet që mbajnë dekanatet dhe senatet në mbështetje të kërkesave të studentëve?”

Statusi i plotë:

Zëvendësja e Ministrisë së Arsimit, përpara se të dalë në konferenca shtypi për tu dhënë mesazhe kërcënuese studentëve, tu shpjegojë njëherë 54 punonjësve të saj si do realizohen VKM dhe nga del buxheti për realizimin e tyre. Vet këta punonjës janë më skeptikët dhe janë të parët që mbështesin me shpirt edhe pse në heshtje kërkesat e studentëve. Nga ana tjetër, kjo zëvendëse që do akoma kohë të kuptojë çështjet e arsimit, duket se ka filluar të marrë veset e Kryeministrit.

Buxheti aktual për arsimin nuk e përballon skemën që reklamojnë, kush garanton se petagogët nuk do ngelen pa rroga?
A do të rritet granti për mësimdhënie që u jepet universiteteve?
Pse nuk sqaron Zëvendësja VKM-të që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë në kundërshtim me ligjin që vet miratuan dhe që cënojnë drejtëpërdrejtë autonominë në Universitete?
Pse nuk ka asnjë reagim ministria për qëndrimet që mbajnë dekanatet dhe senatet në mbështetje të kërkesave të studentëve?

Këto janë sa për të filluar. Për Zëvendësen nuk mbarojnë problemet e arsimit me të cilat duhet të përballet, por për të cilat nuk ka dhënë ende asnjë provë aftësie.