Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka denoncuar sot shkarkimin e 250 punonjësve të Alpetrol. Në një postim në Facebook, Mehmetaj shprehet se në kulmin e krizës ekonomike qeveria ka vendosur të lërë në rrugë qindra punonjës dhe duke mos u dhënë asnjë mbështetje.
Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Kjo nuk është varfëri nga virusi Korona, kjo është varfëri e mbjellë prej kohësh nga një qeveri që do ti shohë qytetarët e saj të pamundur e të nëpërkëmbur.
Ndërkohë që shfaqen përball kamerash e aparatësh fotografik me qese me miell e makarona, qeveria vendos në këto ditë të vështira të shkarkojë nga puna 230 punonjës të Albetrolit. Ndërkohë 120 të tjerë presin të shkarkohen në maj. Punonjës që prej shumë vitesh i kanë shërbyer këtij vendi në një sektor të vështirë por jetësor për ekonominë tonë. Qytetar të ndershëm të Patosit, Fierit e zonave përreth që u prihet buka e familjes me një të rënë të lapsit në një kohë kur do duhet të ndihmoheshin me tepër e jo të pushoheshin nga puna. Edi Rama i kërkon llogari bizneseve që këto ditë shkarkojnë punonjësit e tyre, po Edi Ramës kush do i kërkojë llogari? Skandali nuk mbaron këtu. Arsyeja e shkarkimit të këtyre punonjësve është reduktimi i fuqisë punëtore për arsye financiare, por ndërkohë këto arsye nuk qëndrojnë kur partia shtet punëson shërbëtorët e saj. Nëse kërkon në dokumentat e Albetrolit gjen se janë dhjetra të tjerë që janë punësuar gjatë muajve të fundit. Skandal! Qeveria duhet ta kthejë sa më parë këtë vendim. Edi Rama dhe ministrat e tij boll e mbushën ditën me live facebook-u duke qarë me lot krokodili, po të ulen në zyrat e tyre e të mendojnë si ti mbajnë në punë këta qytetarë e të ndihmojnë mijëra të tjerë që nuk kanë mundësi të sigurojnë as bukë e ujë për familjet e tyre.

Me poshtë është vetëm njëri prej vendimeve, të afishuara në muret e Albpetrolit gjenden edhe të tjerat.