Meksikë COP13: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm për arritjen e objektivit global për mbrojtjen e biodiversitetit

“Shqipëria ka bërë progres të dukshëm për arritjen e objektivit global për mbrojtjen e biodiversitetit”. Ky është vlerësimi i bërë në takimin e 13-të ndërkombetar për Konventën‎ e Biodiversitetit, që po zhvillohet në Cancun, Meksikë pas prezantimit që delegacioni i Ministrisë shqiptare të Mjedisit bërë më 12 dhjetor 2016 .

Sipas planit strategjik, deri në vitin 2020, 168 vendet që kanë firmosur Konventën duhet të kenë shpallur si zona të mbrojtura 17 % të sipërfaqes së vendit dhe të kenë një menaxhim efektiv të tyre.

Në prezantimin e progresit të Shqipërisë u vu në dukje rritja e sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura, hartimi dhe miratimi i planeve të menaxhimit të tyre, zbatimi i këtyre planeve në praktikë, për të siguruar mbrojtjen e biodiversitetit dhe – plani i aktiviteteve për arritjen e objektivave të Aichi target 11 deri në 2020.

U theksua gjitashtu se Shqipëria është shumë pranë arritjes së objektivit global dhe se deri tani zonat e mbrojtura janë 16.61% e sipërfaqes së vendit. Rezervatet natyrore, parqet kombëtare, monumentet e natyrës që janë pjesë e planit strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura, zënë një sipërfaqe prej 471 mijë hektarë, 22 mijë prej të cilave janë sipërfaqe detare.

Në këtë nismë globale sfiduese, e njohur si Dekada e Kombeve të Bashkuara mbi Biodiversitetin 2011-2020, Ministria e Mjedisit po ndihmohet me disa projekte nga Komisioni Europian dhe Programet e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin për zbatimin e planeve të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura. Për të arritur objektivin global që Zonat e Mbrojtura të jenë sa 17 % e territorit të vendit dhe 6% e pjesës detare, Ministria e Mjedisit do të propozojë 2 zona të reja të mbrojtura: Parkun Natyror Detar të Porto Palermos dhe Parkun Kombëtar të Alpeve.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al