Kundërpërgjigjet këshilltari i LSI Eltjon Halimi: “Nuk ka pasur asnjë takim të fshehtë mes këshilltarëve të LSI e PS”

Këshilltari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Prof.Ass.Eltjon Halimi ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke sqaruar më tej publikun lidhur me Mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Mëposhtë gjeni statusin e plotë të Halimit:

“E vërteta e vetme e mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak!

Sot, një këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak, tregon një të vërtetë sipas tij, për mbledhjen djeshme të Këshillit Bashkiak. Në fakt ka vetëm një të vertetë për mbledhjen e djeshme, e cila është publike, e qartë, dhe që e di mirë çdo kush, përfshi edhe kolegun e PD!

Dje, nuk ka patur asnjë takim “të fshehtë” midis këshilltarëve PS-LSI, por ka patur vetëm një komunikim zyrtar, institucional, transparent dhe mediatik të Këshilltarëve të LSI. Ka patur një degjesë mediatike, një deklaratë po meditatike për kërkesat në mbrotje të familjeve në nevojë, pensionistëve, shërbimeve të shportës, lidhjeve të paligjshme të oligarkëve si dhe kundër konçensioneve të shkollave.

Para mbledhjes përsëri një deklaratë mediatike përpara Bashkisë, të pëfaqesueses të Këshilltarëve të LSI, dhe mospjesemarjen në sallë dhe në votim të Këshilltarëve të LSI.

Kjo është e verteta e vetme, e mbledhjes së djeshme! E vertetë që nuk lidhet me asnjë konçesion, me asnjë nga këshilltarët e përjashtuar nga Grupi I LSI, dhe as me pjesëmarjen për korumin fillestar të mbledhjes nga këshilltarët e PD.

Për këshilltarët e LSI, shumica e të cilëve janë studentë te ekselencës, qënia në këshill nuk lidhet aspak me milona të eurove, por vetëm me ngritjen dhe zgjidhjen e miliona halleve dhe shqetësimeve të të rinjëve dhe familjeve të thjeshta të Tiranës! Kjo po, që duhet të mbahet mend!”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al