Presidenti Ilir Meta falenderon të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në Shqipëri për mesazhet e tyre për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan “Falenderoj të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin në momentet më kritike për popullin tonë!”

Presidenti sakaq ka shpërndarë dhe mesazhin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për rezistencë në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit.