“Meshari i Gjon buzukut”, vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar dhe ruajtur deri sot, mbush plot 465 vite.

Libri përbëhej nga 110 fletë, por kopja që ka arritur në Muzeun Historik Kombëtar është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

Gjon Buzuku ishte një prift katolik  famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar fjalët e Gjon Buzukut në Meshar, në një postim në rrjetet sociale.

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor”