Propozimi që Messi dhe Ronaldo të bëhen shokë skuadre mund të bëhet realitet në të ardhmen.

Klubi amerikan i David Beckham, Inter Milani po përgatitet të ofrojë një marrëveshje të madhe për yllin argjentinas, Lionel Messi

Inter Miami do të fillojë të luajë në MLS në vitin 2020 dhe po kërkon të rekrutojë emra të mëdhenj për të rritur profilin e tyre.

Beckham po synon të sjellë yllin argjentinas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gatshëm t’i ofrojë Messit një marrëveshje të madhe.
Sipas “Club de la Mitjanit”, Beckham ka arritur që të diskutojë me Messin një bashkimi te skuadra Inter Miami.

Përveç Messit, Beckham synon edhe transferimin e yjeve tjerë: Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavanin.
Transferimi i argjentinasit nuk do të ishte befasia më e madhe, pasi javëve të fundit ka filluar të flitet për një largim të tij nga Barcelona.