Meta falenderon Kukan dhe Fleckenstein: Roli juaj, vendimtar për suksesin e Reformës në Drejtësi

meta sot1Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputetët, z. Eduard Kukan dhe z. Knut Fleckenstein.

Gjatë bashkëbisedimit me z. Eduard Kukan, Kryetari Meta e falënderoi për rolin e Tij dhe të Partisë Popullore Europiane në miratimin e reformës në drejtësi.

Z. Meta e vlerësoi konsensusin e arritur si vendimtar për suksesin e Reformës në Drejtësi.

Eurodeputeti z. Eduard Kukan falënderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta për konsensusin dhe theksoi se tashmë Shqipëria është më evropiane se dje.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi dhe rolin e eurodeputetit z. Knut Fleckenstein si vendimtar për arritjen e konsensusit. “Roli juaj ka qenë vendimtar për konsensusin. Mirënjohje për përkushtimin tuaj”, tha z. Meta.

Eurodeputeti Fleckenstein u shpreh se Shqipëria ka tashmë një perspektivë evropiane të qartë.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al