Presidenti Ilir Meta ka dhënë para komisionit hetimor, arsyen e dytë që e ka shtyrë në anulimin e votimit të 30 Qershorit. Meta tha: “Së dyti, Shqipëria ka detyrime se ka Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit, që e detyron të jetë mjaft korrekte nëse dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, me çeljen e negociatave.

Kjo marrëveshje që është në fuqi midis Shqipërisë dhe BE e bën të qartë se duke marrë parasysh angazhimin e palëve “.. .për rritjen e lirive ekonomike për të respektuar shtetin e së drejtës dhe parimet demokratike nëpërmjet një sistemi shumëpartiak me zgjedhje të lira dhe të ndershme…”

Se çdo të thotë “zgjedhje të lira dhe të ndershme”, është shumë e qartë dhe vlen vendimi i Gjykatës së Strasburgut që është i detyrueshëm për Shqipërinë që ka MSA-në me BE-në.

Pra, përveç Kushtetutës, kemi këtë Konventë, MSA që  e detyron Presidentin të mbrojë të drejtën e zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë, të kuptojnë dallimin midis votimit dhe zgjedhjeve. “