Meta-Sattler: Austria mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri z. Johann Sattler, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Austrisë, theksoi se Kuvendi, duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe eksperiencën e kompanive austriake, mbështet rritjen e investimeve austriake në vend. Ilir meta (2)Ambasadori i Austrisë, z. Johann Sattler shprehu kënaqësinë për fillimin e detyrës së re në Tiranë dhe u shpreh se mbeten ende shumë potenciale ekonomike, tregtare e kulturore që duhen shfrytëzuar, aktivitete për të cilat Ambasada do të punojë fort në bashkëpunim me aktorët qeveritare dhe jo-qeveritarë të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit z. Meta shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vlerësoi mbështetjen austriake në avancimin e të gjitha reformave kyçe që i shërbejnë zhvillimit institucional dhe ekonomik të vendit.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al