Meta: Kina, një partner i rëndësishëm tregtar për Shqipërinë

IMG_1761Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të enjten, pas takimit me nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan, se “Republika Popullore e Kinës përfaqëson jo vetëm një vend mik, por mbi të gjitha një partner domethënës tregtar për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë z. Ji Bingxuan dhe delegacionit që e shoqëronte atë, z. Meta u shpreh se kjo vizitë dëshmon qartë për rëndësinë që Republika Popullore e Kinës i jep marrëdhënieve me Shqipërinë. Kryetari i Kuvendit gjatë takimit theksoi se kjo vizitë është tregues i marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta ndërparlamentare mes dy vendeve tona mike.

mMeta dhe z. Bingxuan vlerësuan intensifikimin gjatë viteve të fundit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kinës si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik e tregtar.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta tha se marrëdhëniet diplomatike të vendosura 67 vjet më parë mes dy vendeve shërbejnë si një bazë e fortë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha drejtimet.

Gjithashtu, z. Meta dhe z. Bingxuan ranë dakort që përmes forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare të inkurajojnë zgjerimin e dialogut ndërinstitucional në të gjitha nivelet, në atë qeveritar, tregtar, jo-qeveritar, akademik, kulturor e në të gjitha fushat e tjera me interes.

Gjatë një deklarate për shtyp pas takimit, Meta tha se “kemi rënë dakord që përmes forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare të inkurajojmë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat e tjera me interes reciprok”. Ai vlerësoi mbështetjen e Kinës ndaj projekteve të përbashkëta zhvillimore me Shqipërinë.

IMG_1678Në veçanti, Kryetari i Kuvendit vlerësoi vëmendjen që Republika Popullore e Kinës tregon në intensifikimin e bashkëpunimit edhe me vendet e rajonit tonë. “Këtu kemi vlerësuar potencialin e projekteve në kuadër të nismës 16 + 1 mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore”, shtoi Meta.

Njëkohësisht, Meta konfirmoi se Shqipëria, si një vend që punon në mënyrë të përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, do të vazhdojë të udhëhiqet në politikën e saj të jashtme nga vlerat e bashkëpunimit, të mirëkuptimit dhe të dialogut, si dhe do të synojë gjithmonë heqjen e barrierave që do t’i shërbejnë paqes dhe prosperitetit midis popujve tanë.

Nga ana e tij, nënkryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan theksoi se Kina dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë të miqësisë mes tyre. “Kina gëzohet për zhvillimet e Shqipërisë dhe rezultatet që ajo merr çdo ditë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë ardhur duke u zhvilluar, duke patur disa rezultate të suksesshme në bashkëpunimin ekonomik e tregtar”, tha ai.

IMG_1777-2Nënkryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan vlerësoi gjithashtu mbështetjen dhe përkrahjen e madhe që Shqipëria i ka dhënë Kinës për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesa thelbësore të Kinës.

“Gjatë takimit diskutuam për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Asambleja Popullore e Kinës dhe parlamenti shqiptar edhe në të ardhmen jam i sigurt se do të punojnë për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat”, tha ai.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al