Meta-Kryenegociatori shqiptar

Lisen skurtPrej afro 25 vitesh merrem me negociatat, me historinë, bazat teorike dhe praktiken e negocimit. Këtij instrumenti diplomatik i kam dedikuar një monografi shkencore që është botuar disa here brënda dhe jashtë vendit.

Bazuar në këtë njohuri e përvojë personale mund të them me bindje se Ilir Meta është shpalosur gjatë procesit të reformës në drejtësi si negociatori më i mirë shqiptar.

Ekilibrues i Kuvendit

Meta si Kryetar Kuvendi luajti rolin e tij si neutral dhe mbi palet. Ai shmangu me shumë zgjuarsi dhe persistence çdo mendim, sjellje dhe veprim partiak. Ai krijoi hapsirë mendimi e shprehje për këto, pa paragjykuar as indive e as parti. Si një ekulibrist i veçantë Meta e mbajti debatin brenda Kuvendit, me qetësi, vetëpërmbajtje, etike dhe komunikim të adnirueshem. Meta nuk krijoi armiq në Kuvend. Ai fitoi besimin dhe respektin e te gjithëve. Klima parlamentare ka qenë themeltare për mjedisin e përshtatshëm negociues.

Zëvëndësues i Presidentit

Meta me ose pa qëllim, gjë që nuk ka rëndësi për këtë shkrim, ka zëvëndësuar gjatë debatit për reformën në drejtësi mrekullisht rolin kushtetues të Presidentit të Republikës. Ai zëvëndësoi pa pikë dyshimi rolin e Presidentit të Republikës me qëndrimet e tij postpartikulare. Ndërkohë që Presidenti pa parti ra shpesh në grackat e partikulatizmit, pra të preferencave dhe anësive politike, Meta ndonëse kryetar partie, qëndroi më shumë kujdes e vetëpërmbajtje përtej anësive dhe preferencave politike e ideologjike. Meta u shndërrua kështu simboli i unitetit kombëtar dhe jo përcarjes, i bashkëpunimit dhe jo konfrontimit, i kohezionit dhe jo i përplasjeve, i dialogut dhe jo ballafaqinit, i besimit dhe jo i skepticizmit ndërmjet palëve.

Respektues i medias

Meta ka qenë prezent në media aq sa është nevojitur për informim e komunikim, pa krijuar terr informativ dhe pa u bërë maniak e spekulimit mediatik. Meta u bë në shumë momente pika e referencës për mediat shqiptare. Duke dale në momente kyçe Meta u bë më i besueshmi në komunikimet mediatike. Me dalje të kursyera, transparente, të shkurtëra, formale Meta është më shumë se shumëkush pranë lidereve Perendimorë në marrëdhëniet me mediat.

Aleat i publikut

Pesha e Metës në procesin negociator për reformën u mbeshtet në marrëdhëniet me publikun. Duket që performanca e Metës është mjaft e lidhur me çështjet publike, me marrëdhëniet publike dhe me komunikimin publik. Për një negociator raportet me publikun janë themeltare. Ato e mbajnë negociatorin në lojë dhe e rritin besimin e tij në çdo situate apo rrethane. Publiku është busulla e negociatorit. Meta ka arritur ta siguronte këtë aleancë me publikun.

Bashkëpunues i ndërkombëtarëve

Në gjithë historinë e tranzicionit shqiptar faktori ndërkombëtar ka qenë shumë prezent. Por në rastin e reformës në drejtësi faktori ndërkombëtar u bë bashkëautorial e here here prioritar. Arsyet dihen. Meta e ka kuptuar fare mirë sesi duhej të ndërtonte urat e komunikimit midis faktorëve ndërkombëtar dhe atyre kombëtar si dhe ndërmjet vete faktorëve me diversitet. Meta shërbeu si balancues i sovranitetit dhe integrimit. Ai nuk ra as pre e sovranisteve dhe as e universalisteve. Meta u tregua as snob dhe as ksenofob. Integriteti i tij i balancuar dhe pa asnje lloj kompleksiteti e mbajti rolin e Metës mjaft aktiv me faktoret ndërkombëtar.

Mjeshter i kodit

Negociatorët e aftë ndërtojme një kod që ule mosbesimin, urrejtjen dhe armiqësinë. Kodi është edhe përmbajtje edhe metodë. Meta formuloi një përmbajtësim të veçante për reformën. Ai është i vetmi që theksoi se reforma në drejtësi nuk është kurban për individë, por barazi përpara ligjit. Me këtë qasje Meta ka relaksuar gjendjen psiko-emocionale gjatë procesit. Ndërsa me përcaktimin se reforma është për 30 vjet dhe jo elektorale Meta i ka hapur vizionin paleve dhe vetë opinionit publik dhe atij ndërkombëtar.

Besimtar i kauzës

Negociatori është njeri me kauz të qartë. Meta është lideri që me se shumti i ka qëndruar kauzes se tij pilitike për të cilën themeloi LSI-integrimit Euro-Atlantik dhe Evropian te vendit. Meta u bë simbol i përpjekjes persistente për integrim. Filozofia, programet, dëshirat dhe nevojat e Shqipërisë për integrim gjeten tek Meta artikuluesin më të mirë. Dhe jo premtuesin por edhe mbajtësin e tij. Për negociatorin e një vendi si Shqipëria sot filozofia integruese është jetike. Kjo i ka dhënë Metës përmasën e personalitetit ndërmjet Tiranës-Uashingtonit dhe Brukselit.

Inicues i etikës

Negociatori lypet të ketë etike të lartë vetë dhe ta inicioje atë edhe të palët dhe te media dhe opinioni publik. Meta instaloi këto parime etike gjatë priocesit për reformë: po vetëpërmbajtjes; po etikës së komunikimit; po besimit për sukses; jo retorikes partiake; jo protogonizmit politik; jo provokimeve mediatike; jo analizave hipotetike; jo aludimeve nga veprimtare civile.

Në historinë e tranzicionit shqiptar reforma në drejtësi përmbylle tranzicionin. E në këtë përmbyllje Ilir Meta u shpalos si kryenegociatori shqiptar.

Opinion nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Burimi:(360grad/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al