Meta-Lovin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit në Stokholm nga Ministrja për Zhvillim dhe Bashkëpunim, znj. Isabella Lovin.
Gjatë takimit, z. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Suedisë ndaj zhvillimit social dhe ekonomik të Shqipërisë, duke veçuar këtu mbështetjen suedeze gjatë realizimit të reformës administrative-territoriale.

Kryetari i Kuvendit theksoi se gjatë javëve të ardhshme, fokusi i punës së përbashkët me partnerët evropiane do përqendrohet në avancimin e reformës së sistemit të drejtësisë, si reforma më e rëndësishme, thelbësore dhe e panegociueshme për të përmbushur prioritetet e BE-së për Shqipërinë si lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Ministrja Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, znj. Isabella Lovin vlerësoi dedikimin e Shqipërisë, dhe veçanërisht Kuvendit ndaj axhendës së integrimit evropian dhe vuri në dukje se pavarësisht momenteve të vështira që po kalon Bashkimi Evropian, Suedia mbështet zgjerimin e unionit dhe në këtë kontekst u konfirmua mbështetja për përshpejtimin e axhendës së reformave me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministrja Lovin nënvizoi se Suedia i kushton vëmendje të veçantë mirëqenies sociale, pabarazisë sociale, zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes mjedisore si prioritete të punës së SIDA, dhe në këtë kuadër, mbështetje suedeze do vazhdoje për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit.

Në përfundim, z. Meta shprehu një falënderim të veçantë për kontributin e Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA), veçanërisht në forcimin e parametrave të mirëqeverisjes, administratës lokale, mbrojtjes mjedisore dhe të drejtave të njeriut, parametra që i shërbejnë rritjes së mirëqenies për qytetarët shqiptarë.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al