Meta: LSI-ja ka qenë dhe është çdo ditë e më shumë shtylla më e fuqishme e demokracisë, e stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Ilir Meta, i cili zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së të qarkut të Beratit, tha se forcimi i dialogut politik në vend ka nje rendesi te jashtezakonshme në radhë të parë në parlament për të vijuar me axhendën e reformave dhe mbi të gjitha dialogun për të mbyllur sa më shpejtë reformën zgjedhore dhe për të garantuar një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Sepse rezultati që Shqipëria në radhë të parë do të marrë përsa i takon standardit të zgjedhjeve në 18 qershor do të jetë përcaktues për hapjen e negociatave, për ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi. Do të jetë shumë e rëndësishme për shpresën e të rinjve dhe të rejave që vendi ynë është një vend që do të ecë më shpejt në rrugën e progresit dhe të mirëqenies për të krijuar vende të reja pune, të mirë paguara, për të rinjtë dhe të rejat tona në Berat dhe në gjithë Shqipërinë. Ndaj ky është preokupimi im kryesor dhe besoj i LSI-së”, theksoi ai, duke nenvizuar se “të gjithë duhet të kenë të qartë që nga krijimi i saj e deri më sot, LSI-ja ka qenë është çdo ditë e më shumë shtylla më e fuqishme e demokracisë, e stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë”.

Z. Meta theksoi gjithashtu se LSI-ja ka qenë gjithmonë një forcë e orientuar drejt kauzave më të rëndësishme të zgjedhjeve të lira, për lista e hapura që shqiptarët jo vetëm të kenë mundësi të votojnë, por të kenë mundësi të zgjedhin.

“LSI-ja është ndeshur si askush tjetër me padrejtësitë dhe me aleancat për të deformuar votat e shqiptarëve që nga viti 2005 e në vijimësi. Por LSI në politikë ka qenë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit të vendit dhe vazhdon të fuqizohet si një faktor i tillë”, nenvizoi zoti Meta duke vene ne dukje se për garantuar zgjedhje sa më të pakontestueshme, duhet të ketë më shumë konstruktivitet.

“Ndaj, LSI do të vazhdojë të jetë një forcë e vendosur për respektimin e ligjit, për zbatimin e ligjit, për zbatimin e procesit të dekriminalizimit, për organizimin e zgjedhjeve në një klimë sa më konstruktive, shpresëdhënëse dhe njëkohësisht do të vazhdojë të jetë faktori kryesor i stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë,” theksoi zoti Meta duke nenvizuar se LSI, e ka te qenesishme frymën e integrimit, filozofinë e integrimit.

“E ka bindje, e ka vizion, por e ka edhe karakter sepse nuk është forcë përjashtuese, nuk është forcë konfliktuale, por është një forcë integruese, përfshirëse dhe e përkushtuar për paqen sociale”, theksoi ai.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al