Meta: LSI ka qenë e përkushtuar për stabilitetin e vendit dhe realizimin e reformave për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian

ilir-meta-1Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. #Ilir_Meta zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Pogradecit në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që do të zhvillohet në datën 6 nëntor.

Pjesë e këtij takimi ishte Ministrja për Integrimin Europian, znj. Klajda Gjosha, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, Nënkryetari i LSI-së, z. Endrit Braimllari dhe deputeti i LSI-së së qarkut Korçë, z. Piro Kapurani.

Gjatë fjalës së tij përpara anëtarësisë në Pogradec, z. Meta u shpreh se të gjitha strukturat duhet të përfshihen në një debat të brendshëm konstruktiv deri në zhvillimin e zgjedhjeve për postin e kryetarit në datë 6 nëntor.
“Unë besoj që ne gjatë të gjithë kësaj periudhe 2-3 mujore, deri në Konventën zgjedhore të LS-së, duhet ta shndërrojmë LSI-së në arenë të debatit të brendshëm për të përmirësuar më shumë vetveten, drejtimin e LSI-së, përfaqësimin e LSI-së, politikat e LSI-së, por mbi të gjitha për të forcuar më tej lidhjen e LSI-së me qytetarët komunitetet kudo ato jetojnë”,- u shpreh z. Meta.

Në vijim të fjalës së tij, z. Meta theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë e përkushtuar për si askush tjetër për stabilitetin e vendit dhe realizimin e reformave për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“LSI ka qenë e përkushtuar si askush tjetër për stabilitetin e vendit, për realizimin e reformave të cilat ndihmojnë vendit që të ecë më shpejt përpara, por të reformave të cilat ndihmojnë në radhë të parë shtresat më të papërfshirë nga pikëpamja sociale të shoqërisë që të përfshihen dhe që të përfitojnë prej tyre dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim pa u ndalur, sepse LSI-ja nuk mund të jetë një strehë e të privilegjuarve dhe nuk ka asnjë arsye që të jetë e tillë”, – tha z. Meta duke shtuar se “LSI duhet të jetë një tribunë e fuqishme e zërit e të gjithë atyre që kanë dëshirë të dëgjohen dhe që kanë nevojë të dëgjohen, dhe që e kanë të domosdoshme të dëgjohen për problemet që kanë dhe mbi të gjitha duhet të jetë një forcë e cila gjithmonë vendos në interes të publikut të gjerë dhe jo të individëve dhe grupeve të ngushta”.

Duke u shprehur për reformat e ndërmarra deri tani z. Meta u shpreh se ato duhet të vijojnë në mënyrë bashkëpunuese me qytetarët dhe grupet e interesit që të kenë një rezultat sa më pozitiv. “Reforma të rëndësishme janë kryer, reforma të rëndësishme po kryhen, duhet të kryhen edhe në të ardhmen, dhe është e rëndësishme që ato të kryhen në një proces gjithnjë më bashkëpunues me qytetarë dhe grupet e interes, në mënyrë që rezultatet e tyre të jenë sa më pozitive dhe të jenë sa më në interes të qytetarëve, sa më në interes të të rinjve, sepse për ne njerëzit nuk janë statistikë”,- theksoi Kryetari i LSI-së.

Z. Meta në vijim të fjalës së tij ndaloj edhe tek procesi i zgjedhjeve të brendshme në LSI. Ai theksoi se sfida për zgjedhjet e LSI-së është të përmirësojnë më tej drejtimin tonë përmes një debati, jo përmes një procesi formal.
“Sfida jonë për zgjedhjet e LSI-së është të përmirësojnë më tej drejtimin tonë përmes një debati, jo përmes një procesi formal, dhe në këtë mënyrë ne të jemi plotësisht edhe në aspekt të drejtimit, organizimit dhe të përfaqësimit të LSI-së në çdo nivel në atë lartësi të shkëlqyer që janë qëndrimet politike të LSI-së në nivel kombëtar”,- u shpreh Kryetari i LSI-së duke nënvizuar se: “Të gjithë e duan mesazhin e LSI-së, të gjithë e duan politikën pozitive të LSI-së, sepse duan stabilitet në këtë vend, duan qetësi në këtë vend, duan paqe në këtë vend, duan zhvillim në këtë vend, duan frymë bashkëpunimi dhe jo përjashtimin dhe armiqësie, dhe duan padyshim edhe një demokraci të vërtetë, një demokraci e cila krijon mundësi për të çliruar sa më shumë energji, nga njerëzit, nga të rinjtë nga qytetarët që sjell shpresë, që sjell besim dhe që i ndryshon gjërat më mirë dhe më shpejt për të ardhmen”.

Ndërsa, Ministrja për Integrimin Europian znj. Klajda Gjosha theksoi në fjalën e saj se procesi i zgjedhjeve brenda LSI-së do të jetë një fushatë shumë intensive për të hartuar platformat më të mira për të gjitha qytetet e vendit.
“Kjo do të jetë një fushatë shumë intensive deri në 6 nëntor dhe ne do të dëgjojmë sot edhe platformën kryesore të Kryetarit të z. Meta, por nuk është vetëm një platformë për gjithë vendin. Patjetër që ajo do t’ju përkasë dhe do t’ju prek të gjithë juve, sepse është e ndarë në qarqe, në qytete, kështu që realisht do të jetë shumë e domosdoshme që ju të dëgjoni sot fjalët e tij kështu që do të ketë mesazhe shumë pozitive”, – tha znj. Gjosha.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al