Meta: Marrëdhëniet e shkëlqyera politike të shfrytëzohen për shkëmbime ekonomike midis vendeve

Gjatë takimit me Ministrin për Sipërmarrje dhe Inovacion të Suedisë z. Mikael Damberg, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Suedisë ndaj progresit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Z. Meta shprehu vullnetin e palës shqiptare për të mirëpritur më tepër investime suedeze, dhe në këtë kuadër theksoi se bashkëpunimi me Ministrinë suedeze për Sipërmarrje dhe Inovacion është shumë i rëndësishëm.

Ministri për Sipërmarrje dhe Inovacion z. Mikael Damberg vuri në dukje partneritetin e qëndrueshëm mes Suedisë dhe Shqipërisë dhe theksoi se si një vend entuziast për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Suedia do e vazhdojë mbështetjen e saj ndaj integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë kuadër, u vlerësua axhenda e reformave të ndërmarra, si esenciale për progresin brenda BE-së, por veçanërisht për zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu vendosmërinë për të avancuar me reformat madhore të vendit, kryefjala e të cilave është reforma në sistemin e drejtësisë, si kyçe jo vetëm për avancimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, por edhe për një klimë më të besueshme biznesi dhe investimesh.

Z. Meta nënvizoi në këtë drejtim se investitorët suedezë janë të mirëpritur veçanërisht në fushat e turizmit, energjisë, shërbimet, agro-përpunimit dhe inovacionit, duke evidentuar se kompanitë skandinave sjellin jo vetëm punësim, por edhe ekspertizë, teknologji dhe një kulturë pune që i shërben formimit të forcës punëtore në Shqipëri.

Në përfundim, z. Meta shprehu një falënderim të veçantë për kontributin e Suedisë përmes strategjisë suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim (SIDA) e cila i shërben projekteve zhvillimore në Shqipëri, dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona.

Pas takimit, Kryetari Meta dhe Ministri Damberg dhanë një prononcim për shtyp:

Prononcim i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

Ishte kënaqësi e veçantë për t’u takuar me Ministrin e Sipërmarrjes dhe të Inovacionit të Suedisë, z. Mikael Damberg, për të biseduar lidhur me mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët suedezë, sepse marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis Shqipërisë dhe Suedisë duhet të shfrytëzohen për të rritur më tej shkëmbimet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve tona.

Dhe ne besojmë se në të ardhmen do të kemi një bilanc shumë më pozitiv të këtyre marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis Shqipërisë dhe Suedisë dhe ky mendojmë se është një kontribut i rëndësishëm, jo vetëm për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për integrimin e saj evropian.

Prononcim i Ministrit për Sipërmarrje dhe Inovacion të Suedisë, z. Mikael Damberg

Ju falënderoj shumë z. Kryetar që keni ardhur në Suedi përsëri. Unë e di se ju jeni një mik shumë i mirë i Suedisë. Gjithmonë kam dashur të vizitoj Shqipërinë përsëri sepse unë kam qenë aty në fillim të viteve ‘90 dhe tani po vë re zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

Vë re që kompanitë suedeze po kërkojnë të bëjnë më shumë investime në Shqipëri, por gjithashtu ne duam ta mbështesim Shqipërinë në përpjekjet e saj drejt BE-së për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Mendoj se Suedia është një mbështetëse shumë e madhe e Shqipërisë në këtë proces.

Për ta arritur këtë kërkon kohë, kërkon gjithashtu edhe përpjekje nga ana e Shqipërisë për të ecur përpara. Nëse kjo ndodh, Suedia do të jetë një mbështetëse e fortë që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Europian.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al